AKTUALITET, 27 Nëntor 2017, 12:39

Saimir Tahiri do ‘firmosë’ si ministër i brendshëm memorandum në mbledhjen e përbashkët me Kosovën

Nderkohe qe ai lakohet sot ne lajmet kryesore, si pjese e hetimit te madh, ne akuze nga prokuroria shqiptare per lidhje me Habilajt, banden e trafikut te droges, emri i Saimir Tahirit del ende si minister i Brendshem ne axhenden e punimeve te mbledhjes se perbashket mes dy qeverive, te Shqiperise dhe asaj te Kosoves.

protokoll

Mbledhje e cila do te mbahet sot pasdite ne Korce dhe gjate te ciles pritet te nenshkruhen disa marreveshje.

Ne axhenden e punimeve te shperndare per mediat, mund te lexosh se si ministër dhe nënshkrues figuron dhe emri i Saimir Tahirit.

Në dokumentin e bërë publik, shkruhet ndër të tjera: Memorandum për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të bashkëpunimit në anëtarësimin evropian. Memorandumi dhe marrëveshja nënshkruhet nga ministri Saimir Tahiri dhe ministrja Dhurata Hoxha