AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 21:15

Kryemadhi: Do çojmë gjak për analiza jashtë vendit, për të kuptuar çfarë helmi ka hedhur Edi Rama

Kryemadhi: Do çojmë gjak për analiza jashtë vendit,

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin "Tempora" të Sonila Meços, ka deklaruar se disa përfaqësues të opozitës, do të dërgojnë disa kampionë gjaku për analiza jashtë vendit, për të kuptuar çfarë helmi ka hedhur policia ditën e sotme në drejtim të opozitës.

Kryemadhi u shpreh se qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës, kanë patur simptoma helmimi, prej gazit të hedhur në drejtim të tyre, përfshirë të vjella, marrje mendsh dhe probleme me frymëmarrjen.

/TPZ.AL/