SPORT, 4 Korrik 2021, 11:23

“Valsi” i pankinave në Serie A, Sampdoria zyrtarizon pasuesin e Ranierit

Sampdoria është klubi i radhës që ndryshon trajner në Serie A. Kjo verë ka qenë e “nxehtë” për pankinat në Itali dhe pas largimit të Claudio Ranieri te Lille në Francë, Ferrero ka gjetur menjëherë pasuesin.

Roberto D’Aversa është trajneri i ri i Sampdoria dhe gjithçka është bërë zyrtare.

Klubi italian ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se kanë nënshkruar kontratë 2-vjeçare me 45-vjeçarin.

D’Aversa karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2014 te Virtus Lanciano, skuadër që e drejtoi për dy vite.

Më pas drejtoi Parmën për katër sezone dhe tani ka marrë përsipër Sampdorian.