SPORT, 3 Korrik 2021, 13:42

Orë vendimtare për Granit Xhakën, do të lërë Arsenalin për Romën

Orë vendimtare për Granit Xhakën, do të lërë

Granit Xhaka, një nga yjet dhe liderët më në vëmendje deri më tani në Europian, do e lërë Arsenalin për të kaluar te Roma, si porosi e vetë Jose Mourinhos, që e pëlqen shumë profilin e dardanit.

Gazzetta dello Sport raporton se orët e ardhshme janë vendimtare për këtë operacion, që po shkon drejt finalizimit. Roma ka përgatitur detajet e fundit të kësaj lëvizje dhe ka gati ofertë bindëse për Arsenalin.

Përfaqësues të klubeve do të takohen për të vulosur të ardhmen e mesfushorit, që flitet se ka marrëveshje me klubin kryeqytetas dhe dëshiron të ndërrojë ambient këtë verë.