TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duke komentuar arrestin ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, Taulant Balla u ndal edhe te opozita. Balla tha se PS ndjek të njëjtin standard edhe në këtë rast, duke mos bërë avokatin e askujt, ndërsa opozitarëve që sipas tij “fërkojnë duart nga sukseset e reformës në drejtësi” u kujton sulmet që Sali Berisha adreson të hënave ndaj prokurorëve të SPAK.
“Ne mbështesim SPAK të bëjë një hetim të pandikuar. Vlerësojmë punën e bërë nga SPAK. Rasti më domethënës është që i njëjti prokuror që heton rastin në fjalë, heton edhe udhëheqin e opozitës. Nëse çdo të hënë udhëheqësi i opozitës sulmon prokurorinë, kjo është papranueshme. Sikurse ne duhet t’i garantojmë mbështetjen e plotë. Nuk ofrojmë mbështetje.
Sa i përket arrestimeve pa gjyq, duhet të jetë standard, që Shqipërinë mos ta bëjmë dele të zezë për paraburgimin. Rama ka të njëjtin standard gjithmonë, edhe në rastin në fjalë. Ndërkohë që ata që fërkojnë duart nga sukseset e reformës në drejtësi, duhet të mos harrojnë që është PS që e mori angazhimin, në 2016, pulat erdhën më kokën poshtë dhe duart lart, votuan vetëm ndryshimet në kushtetuese, më pas nuk erdhën për të votuar asnjë prej ligjeve. Janë ata që udhëheqësi i tyre shan me libër shtëpie prokurorët e SPAK, ndërkohë që standardi i PS, është që PS përshëndet në çdo rast punën hetimore të prokurorëve”, tha Balla.