TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekipi i Formula 1, Mercedes njoftoi se piloti britanik Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën deri në fund të sezonit 2023.
Sipas një deklarate në faqen e internetit të Mercedesit, kampioni i ekipeve dhe pilotëve në shtatë vitet e fundit, thuhet se është nënshkruar një kontratë e re dy vjeçare me pilotin 36-vjeçar, kontrata e të cilit përfundonte në fund të vitit 2021.
Hamilton ka fituar shtatë tituj kampion bote, titullin e parë kampion në F1 e fitoi në vitin 2008 kur garonte për McLaren.
Ndërsa tek Mercedes ai u transferua në vitin 2013.
Gjithashtu ai ka fituar 77 herë vendin e parë në gara duke u bërë një nga sportistët më të rëndësishëm në historinë e formula 1.