TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ukraina nuk ka luajtur kurrë një gjysmëfinale Europiani dhe sonte do të bëjë maksimumin për t’ia dalë.
Përballë është Anglia e Southgate, një ndër favoritet për triumfin final në Euro 2020.
Dueli çerekfinal do të luhet në “Olimpico” të Romës (21:00). Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka analizuar përballjen ndaj kombëtares ishullore, duke theksuar se beson te kualifikimi.
“Anglia është një nga skuadrat më të mira të Europianit, por ne e kemi treguar gjatë këtij kompeticioni se kemi karakter.
Gjithsesi, pavarësisht vështirësisë së madhe, unë e di mirë se çfarë janë në gjendje të bëjnë djemtë e mi. Nevojiten shumë liderë dhe ne kemi të tillë.
Lojtarët po presin me padurim të zbresin në fushën. Nuk luhet ndeshja në ‘Wembley’? Më mirë kështu", përfundon ish-fituesi i “Topit të Artë” me Milanin.