SPORT, 3 Korrik 2021, 12:57

“Leksion italian”, L’Equipe ngre në qiell “azzurrët”, thumbon “gjelat” e Deschamps

Në fillim të “Euro2020”, Italia e Roberto Mancini nuk shihej si favoritë, nuk ishte as në podium, i zënë prej kohësh nga Franca prepotente e mbushur me yje, Belgjika, Gjermania etj, por ja që në futboll nuk është e lehtë të bësh një parashikim të tillë.

Ndryshe nga ekipet e lartpërmendura, Italia ka në këtë evropian atë që nuk e kishte asnjë prej favoritëve, shpirtin e madh të grupit.

Roberto Mancini me një grup pa yje, por me shumë dëshirë e grinte arriti të kalojë me shumë klas në gjysmëfinale, duke i dhënë një leksion të pastër të gjithë favoritëve:

“Leksion italian”, shkruan L’Equipe në faqen e parë shoqëruar me imazhin e Barella që feston golin me Verratti.