TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ukraina luajti për herë të parë në histori një ndeshje çerekfinale në Europian.
Djemtë e Andriy Shevchenkos zhvilluan një pjesë të parë pozitive, por në fund u mposhtën 4-0 nga Anglia, që siguroi kalimin në katër ekipet më të mira të Euro 2020.
Trajneri i Ukrainës analizoi disfatën e thellë ndaj “Tre Luanëve” në prononcimin e dhënë për mediat, ku ndër të tjera tha:
“Ndeshja u vendos nga episodet. Anglia është shumë më e fortë se ne, por episodet ndikuan.
Ne humbëm qendërmbrojtësin që mund t’u shkaktonte probleme atyre (Kryvtsov). E vërtetë që ndodhi një rënie përqendrimi në goditjet standarde, e paguam shtrenjtë një gjë të tillë.
Ukraina ka zhvilluar një Europian të shkëlqyer, pavarësisht vështirësive dhe mungesave, kemi zhvilluar një futboll të bukur", deklaroi Shevchenko, ish-sulmuesi i madh.