TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse dikush kishte qoftë dhe dyshimin më të vogël, tani të gjithë janë më të qartë, fitorja kundër Belgjikës ishte prova më e madhe që Italia e Mancinit mund të jepte, me bindje të plotë të gjithë e shohin tashmë këtë skuadër si favorite për të triumfuar në këtë “Euro2020”.
Ta shndërrosh Belgjikën në një skuadër normale, bëhet fjalë për ekipin e parë në rendjen e FIFA-s, një skuadër e mbipopulluar me yje, nuk është kurrë e lehtë, por Italia e bëri diçka të tillë dhe e bëri me një lojë të bukur, fluide, fantastike kur duhej dhe konkrete në moment më përcaktuese të ndeshjes.
Sigurisht rruga drejt finales është ende e gjatë, më parë duhet të kalojnë Spanjën për të mësuar më pas kë do të kenë përballë në finalen e Wembley.
Rrugëtimi i këtij grupi është po aq fantastik, 35 ndeshje pa pësuar humbje, 15 fitore radhazi, të gjitha këto janë fakte për të vërtetuar se ky ekip është pjekur në momentin e duhur, Mancini ka në dispozicion një miks lojtarësh të jashtëzakonshëm, në nivel thuajse të njëjtë, por me një shpirt grupi shumë të madh, pikërisht atë që nuk e patën kurrë përfaqësuese si Franca.
Përballë Belgjikës, Italia na shfaqi pjesën e sajë më të bukur, dolën në pah edhe individë si Barrela dhe Insigne, me dy gola fantastik, ndërsa Bonucci dhe Chiellini i dhanë qetësinë e duhur një ekipi të ri që vrapon pafund drejt një ëndrre shumë të madhe, të triumfojnë në “Euro2020”.