TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se treguesit kryesorë të ekonomisë shqiptare kanë shënuar ecuri pozitive gjatë periudhës së parë të vitit 2026.
Sipas Ibrahimajt, borxhi publik, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, është reduktuar me rreth 5 pikë përqindje.
Një tjetër tregues i rëndësishëm është rritja e investimeve të huaja direkte. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti në 1.14 miliardë euro, ndërsa stoku i tyre ka arritur në 18.2 miliardë euro.
Sipas ministres, sektorë të tjerë me peshë në investimet e huaja janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, tregtia, energjia, si dhe informacioni dhe komunikacioni.
Ibrahimaj u ndal edhe te të ardhurat e qytetarëve, duke deklaruar se ka pasur rritje në komponentët kryesorë të financimit të konsumit. Në tremujorin e dytë të vitit, paga mesatare arriti në 92,150 lekë.
Ajo tha gjithashtu se pensionet kanë vijuar të rriten, ndërsa rritja e tyre deri tani është në nivelin 4%.
Sa i përket remitancave, ministrja bëri të ditur se ato janë rritur me 16.9%, duke vijuar trendin pozitiv të prurjeve nga emigrantët.
Ministrja Ibrahimaj: Të gjithë komponenet kryesore të analizës kanë pasur një ecuri pozitive. Borxhi në krasahim me tremujorin e dytë të vitit 2025 është reduktuar me 5 pikë %. Në 6 mujorin e parë të vitit kemi pasur një fluks të investimeve të huaja direkte, prej 1.14 miliard eurosh, ndërkohë që stoku ka arritur në 18.2 miliard euro. Investimet e huaja direkte kanë pasur një bum në këtë 6-mujor të parë të vitit 2026.
Janë investime të kryera në real estate. Sektorë të tjerë të cilët janë me peshë në investimet e huaja lidhen me aktivitetet finnciare dhe të sigurimit, tregtia, energjia dhe informacioni dhe komunikacioni. Ne kemi pasur një rritje në të gjithë komponentët e financimit të konsumit, në 3-mujorin e dytë të vitit paga mesatare rezultoi 92.150 lekë. Gjithashtu pensionet kanë ardhur në rritje. Rritja deri tani është në nivelin %4. Remitancat kanë pasur rritje me 16.9%.

