AKTUALITET, 20 Gusht 2019, 12:37

Valdrin Pjetri shkon në Prokurori, jep shenjat e gishtërinjve në Shkodër

Valdrin Pjetri shkon në Prokurori, jep shenjat e gishtërinjve në


Pas publikimit të dokumenteve të autoriteteve italiane nga ana e Partisë Demokratike në lidhje me Valdrin Pjetrin, Prokuroria lëshoi urdhrin për marrjen e shenjave të gishtave.

Nëpërmjet një shkrese, Prokuroria e Përgjithshme iu drejtua Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Institutit të Policisë Shkencore, ku kërkohej marrja e shenjave të gishtave për kryebashkiakun e ri të Shkodrës.

Ditën e sotme Valdrin Pjetri ka dhënë shenjat e gishtërinjve në Shkodër.

Disa ditë më parë, Partia Demokratike publikoi dokumente, të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste për kryetar të Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike.

Një dënim të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.