AKTUALITET, 28 Nëntor 2018, 23:10

Muri i Interit thyhet nga Totenhemi, Liverpuli bie në Paris

Tetë ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve (dita e pestë) ofruan sfida dhe ndeshje të bukura, ku dy ndeshjet më të forta ishin ato midis Paris Sën Zhermenit dhe Liverpulit (2-1) dhe Totenehmit me Interin (1-0). Barcelona, Atletiko Madrid, Porto, Shalke 04 u kualifikuan për në një të tetat e kompeticionit.

Në grupin A, Atletiko Madrid fitoi 2-0 me Monakon, duke siguruar edhe një vend në një të tetat e kompeticionit. Borusia e Dortmundit nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me belgët e Klub Bryzhit.

 

Në grupin B, Barcelona fitoi 2-1 me PSV Eindhoven në Holandë, duke u kualifikuar si e para e grupit. Totenhemi mposhti 1-0 Interin në Londër, falë një goli të realizuar nga Kristian Eriksen në minutën e 80-të. Kur ka mbetur edhe një ndeshje, Totenhemi dhe Interi kanë pikë të barabarta, nga 7. Në sfidat e fundit, ato të 11 dhjetorit, Interi do të luajë kundër PSV Eindhovenit të eliminuar, ndërsa Totenhemi do të luajë në Barcelonë. Interi shpreson te ndihma e Barcelonës.

Në grupin C, Paris Sën Zhermeni fitoi 2-1 me Liverpulin, ndërsa Napoli 3-1 me Crvena Zvezdën. Renditja e këtij grupi është kjo: Napoli 9, PSG 8, Liverpuli 6 dhe Zvezda, 4. Të gjitha opsionet janë të hapura, pasi në ndeshjet e fundit do të jenë çiftet: Crvena Zvezda-PSG dhe Liverpul-Napoli.

Në grupin D, Lokomotiva e Moskës fitoi 2-0 ndaj turqve të Gallatasarajit, Porto 3-1 ndaj Shalke 04. Si Porto, ashtu dhe Shalke janë kualifikuar për më tej.

/TPZ.AL/