AKTUALITET, 28 Nëntor 2018, 22:44

E rëndë/ Vëllezërit përplasen me thika në varrimin e babait. Plagosen gjashtë persona

E rëndë/ Vëllezërit përplasen me thika në varrimin

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Turqi, ku dy vëllezër janë përplasur me thika me njëri-tjetrin.

Por përveç kësaj ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është fakti se dy vëllezërit janë përplasur gjatë varrimit të babait të tyre. Ky konflikt mësohet se ka shënuar gjashtë të plagosur, ndërsa policia ka arrestuar dhjetë persona të përfshirë në këtë sherr.

Sipas medieve turke, mësohet se është dashur ndërhyrja e policisë që të qetësoheshin gjakrat.