TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Behgjet Pacolli shprehet pro taksës së vendosur nga qeveria shqiptare për Rrugën e Kombit. Numri dy i qeverisë së Kosovës tha se, vendosja e taksës nuk është tragjike. Madje ai tha se këtë gjë shumë shpejt do ta aplikojë edhe vendi i tij.
“Personalisht nuk e shikoj shumë tragjike vënien e taksës, për arsye se flitet për një objekt jashtëzakonisht të shtrenjtë dhe mirëmbajtja e asaj rruge kushton. Njerëzit që kalojnë njëherë dy, nuk mund ta kuptojnë se mirëmbajtja e një autostrade kushton shumë para.
Nuk e di nga ana shqiptare në mund t’i mbulojë shpenzimet që do t’i këtë në mirëmbajtjen e kësaj autostrade me atë taksë. Edhe pse taksa në anën tjetër duket e lartë.
Unë do të doja që të ketë sa më shumë frekuencë dhe sa më shumë të rritet frekuenca ulet taksa, nga 5 do të ulet në 3 euro. Ajo do të ishte mirë për secilin, por nuk ka të drejtë të hidhërohet që ka një taksë sot.
Sot të ecësh në rrugët e Kosovës nuk kushton asgjë, por jam i bindur se edhe Kosova do të aplikojë një taksë. Taksat aplikohen në të gjithë botën”, tha Pacolli ne Ora News.