AKTUALITET, 29 Nëntor 2018, 09:15

Greqi, shqiptari përplaset për vdekje nga makina

Greqi, shqiptari përplaset për vdekje nga makina

Një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur, pasi u përplas nga një makinë në Selanik.

Ngjarja e rende, raportohet nga mediat greke, sipas te cilave, shqiptari ndërroi jetë në asfalt, pa mundur ta dërgonin në spital.

Policia thotë se shqiptari 40-vjeçar u mor zvarrë nga një makinë që e ngiste një 20-vjeçar dhe u plagos rëndë, me pas ai gjeti vdekjen.

Shoferi i ri u arrestua, ndërkohë policia ka nisur hetimin.