AKTUALITET, 12 Nëntor 2019, 08:30

"Luftë" tek "Unaza e Re"/ Pamjet dramatike nga përleshja e banorëve me policinë


Mëngjesin e sotëm, IKMT dhe forca policore janë paraqitur në Unazën e Re, për të nisur shembjen e banesave.

Banorët janë përplasur ashpër me policinë, e cila ka përdorur edhe gaz lotsjellës. Disa prej tyre janë plagosur dhe kanë fraktura të rënda në kokë.

Pamjet nga ky aksion i beftë, janë vërtet dramatike.

Policia ka shoqëruar disa persona.

Nga disa pamje të siguruara nga LSA shihet se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve, ndërsa banorët i kanë vënë zjarrin dhe një tende.