TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas burimeve të afërta me hetimin, një nga figurat e futbollit që u arrestua të mërkurën është trajneri kroat i Brugge Ivan Leko, i cili u ndalua ndërsa ishte në shtëpi. Pra konfirmohen thashethemet e mediave belge, për një hetim ku janë përfshirë shumë ekipe të Pro League. Presidenti i klubit Bart Verhaeghe tha: “Ne nuk kemi asgjë për të fshehur, kemi kontrolluar kontratat dhe faturat dhe do të dalë se gjithçka do të jetë e pastër dhe e rregullt”. Ndërmjetësit Dejan Veljkoviç dhe Mogi Bayat, të arrestuar gjithashtu, janë në qendër të këtij operacioni të quajtur “Duar të pastra”. Një rast shqetësues për imazhin e futbollit belg”. Kështu KBVB, Federata Belge, komentoi mbi hetimin që tronditi të mërkurën në mëngjes: “Ne po presim rezultatet e hetimeve dhe marrjes në pyetje” – ka thënë zëdhënësi Pierre Cornez, në mbështetje të CEO të kampionatit Pierre François. Sipas raporteve të gazetarit belg Gert Gysen për mediat sociale, shoqëritë që do të paraqiten në gjykatë janë Genk, Brugge, Anderlecht, Standard Liege, Gent, Oostende, Kortrijk, Lokeren dhe Mechelen (kjo e fundit luan në serinë e dytë).Welke clubs kregen bezoek van gerecht?
— Gert Gysen (@gertgysen) October 10, 2018
KRC Genk ✅
Club Brugge ✅
Anderlecht ✅
Antwerp ❌
Standard ✅
STVV ❌
KAA Gent ✅
KV Oostende ✅
Cercle Brugge ❌
Charleroi ❌
KV Kortrijk ✅
KAS Eupen ❌
Waasland-Beveren ❌
KSC Lokeren ✅
Zulte Waregem ❌
Excel Moeskroen ❌