TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria do të luajë në fundjavë një ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve me Izraelin, por sot trajneri Kristian Panuçi ka mundësinë që të shohë gjendjen e futbollistëve të tij në takimin miqësor me Jordaninë. Nuk ka qenë e rastësishme përzgjedhja e kësja miqësoreje, pasi Izraeli dhe Jordania luajnë një futboll të ngjashëm.
Trajneri Kristian Panuçi ka bërë zgjedhjet e tij për këtë ndeshje, por duhet të veçohet se është një formacion eksperimental, pasi në fushë do të zbresin një pjesë e madhe e lojtarëve që në dy ndeshjet e fundit nuk patën minuta ose nuk ishin të grumbulluar.
Ndryshimet nisin që nga mbrojtja dhe deri në sulm. Tekniku italian duket se po e kursen skuadrën për ndeshjen e fundjavës. Kapiteni i Shqipërisë në ndeshjet e ardhshme do të jetë Mërgim Mavraj, i zgjedhur nga votimi i lojtarëve pak orë më parë.
Miqësore, e mërkurë, 20:00
Stadiumi “Elbasan Arena”
Shqipëri 0-0 Jordani