AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 21:03

Çfarë di Rama për Babalen që kërcënon Bashën publikisht?

Çfarë di Rama për Babalen që kërcënon

Kryeministri Edi Rama tha para gazetarëve “skenarin e plotë” në lidhje me çështjen e njohur publikisht si “Babalja”. Në një konferencë për gazetarët ditën e hënë Rama tha se bëhej fjalë për një skenar të cilit i veshi edhe një mantel misteri duke përmendur “skuta të zyrave shtetërore me histori spiunazhi”. Këtë të mërkurë, kreu i qeverisë bëri një tjetër reagim në Twitter pas akuzave të kreut të opozitës Basha, sërish me nota misteri.

“E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”, – shkroi ndër të tjera kryeministri në Twitter. Pyetja është çfarë është “ajo pjesa e mbuluar që dinë ata të dy”? Ose Rama po luan me blofin, ose duhet ta zbulojë atë që sipas tij e dinë vetëm ai dhe Basha. /LAPSI.al