AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 21:39

“Nuk është në krye të Krimeve të Rënda”, deputeti i PD sulmon Donika Prelën: Ka marrë detyrën të drejtojë...

“Nuk është në krye të Krimeve të

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila sqaroi fazën e hetimeve për dosjen “Babale-Xhafaj”.

Në një postim në Facebook, Bylykbashi shkruan se Donika Prela sot tregoi se është në krye të Task Forcës së ngritur nga Rama-Xhafaj për të mbrojtur Agron Xhafën.

“Deshmia e porositur nga grupi i posaçem i Kryeministrit vlen per Donika Prelen, ndersa denoncimi i grupit nga i njejti person me ze dhe figure nuk vlen”, shkruan ndër të tjera Bylykbashi.

POSTIMI I PLOTË

Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk eshte ne krye te Prokurorise se Krimeve te Renda por ka marre detyren te kryesoje Task Forcen e ngritur nga Rama-Xhafaj per te mbrojtur Agron Xhafajn. Kur duhet te therriste me urgjence Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Veliun dhe Ballen per ti marre ne pyetje, ben avokaten e tyre.

Deshmia e porositur nga grupi i posaçem i Kryeministrit vlen per Donika Prelen, ndersa denoncimi i grupit nga i njejti person me ze dhe figure nuk vlen.

Eshte vene shteti ne mbrojtje te krimit‎. Pas 18 dhjetorit 2017, kur Prokurorja Provizore Arta Marku u zgjodh ne nje seance turpi, nuk ka me asnje cudi pse prokuroria sot i sherben pushtetit deri dhe me mbulim te krimit!