TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot çështjen ndaj ish-ministrit, i akuzuar më herët për trafik narkotikësh dhe grup kriminal ne bashkëpunim me klanin “Habilaj”.
Në shkallën e parë, Tahiri u dënua me tre vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa gjykata e Posaçme e Apelit prishi këtë vendim duke urdhëruar gjykimin nga e para me një trup tjetër gjykues.
Pikërisht për këtë vendim Tahiri iu drejtua Gjykatës së Lartë me rekurs, ndërsa kjo e fundit pritet të shprehet mbi vijueshmërinë e një prej proceseve me të bujshme të viteve të fundit.