AKTUALITET, 21 Nëntor 2018, 21:46

Unaza e Re/ Deputeti i PD: Rama do iu paguajë çdo qindarkë qytetarëve, me para ose me burg

Unaza e Re/ Deputeti i PD: Rama do iu paguajë çdo qindarkë

Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar ndaj një statusi të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestën tek Unaza e Re.

“Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tweet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!”, shkruan Rama.

Ndërkohë që deputeti i PD-së i përgjigjet duke thënë se Rama do i paguajë qytetarëve çdo cent o me pare, o me burg, ose me të dyja bashkë.

“Ky vagabondi e di fare mirë që kioskat i shembi pa asnje cent zhdemtim vetem sepse Sali Berisha nuk u dha kurre “leje te perhereshme” por leje te rinovueshme cdo vit…

….per te njejten arsye po ky vagabond, do t’u paguaje cdo cent kryeqytetasve te Unazes se Re, sepse Sali Berisha me ligj dhe VKM ka vendosur kete praktike per te gjitha rastet e ngjashme!!!

Do u paguaje cdo cent o me pare, o me burg, ose me te dyja bashke!!!!”, shkruan Strazimiri në një postim në “Facebook”.