AKTUALITET, 21 Nëntor 2018, 20:34

Panuçi: Pyesni presidentin Duka pse më mbajti te kombëtarja

Panuçi: Pyesni presidentin Duka pse më mbajti te kombëtarja

Trajneri italian i kombëtares, Kristian Panuçi ka qenë emri më i përfolur kohët e fundit, për shkak të rezultateve jo të mira të kombëtares kuqezi, që vunë jo pak në lëvizje pankinën e italianit.

Pas fitores së mbrëmshme kundër Uellsit, Panuçi u konfirmua në krye të pankinës, duke i dhënë fund zërave për një largim të tij. Sot, presidenti i FSHF-së, Armando Duka ishte i ftuar në “TV Klan”, ku konfirmoi dhe njëherë qëndrimin e Panuçit në krye të pankinës.

Por lajmi ishte në prapaskena, aty ku trajneri Panuçi është filmuar duke bërë një debat me një nga gazetarët e pranishëm, ku u shpreh me ironi: “Pse nuk e pyetët presidentin: Pse e mbajtët Panuçin?!”

Videoja e trajnerit të kombëtares u publikua menjëherë nga mediat dhe duket qartë se tekniku italian nuk është ende i qetë, pavarësisht konfirmimit të tij në krye të pankinës kuqezi.