TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Shkodrës ka në duar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që kanë fiksuar vrasjen e Fatos Ferracakut në Shkodër, në 14 Nëntor, si dhe plagosjen e mikut të tij, Fatmir Mehaj.
Burime zyrtare të prokurorisë i thane televizionit Vizion Plus se ne pamjet filmike shihet një motor i bardhë, në të cilën ndodhen dy persona, me skafandra në kokë.
Personi i ulur mbrapa, i veshur me xhup të kuq, pantallona të zeza dhe skafandër të bardhë, zbret nga motorri dhe pasi i afrohet objektivoit hap zjarr, ndërsa personi tjetër, me skafandër në kokë dhe rroba të zeza qëndron mbi motor në pritje të autorit të vrasjes.
Por, pavarësisht këqyrjes që një grup i posaçëm hetimor i ka bërë pamjeve filmike, nuk eshte bërë ende i mundur identifikimi i vrasesve. Vetëm pak minuta pasi ndodhi ngjarja, motorri i dyshuar i përdorur në ngjarje, u gjet i djegur plotësisht në lagjen “Guerile”. Mjeti është dërguar në laborator ku po kryhet ekzaminimi teknik që mund të nxjerrë ndonjë të dhënë të vlefshme për hetimin.
Fatos Ferracaku, u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa i plagosur mbeti edhe miku i tij, Fatmir Mehaj. Pas ekzaminimit, rezultoi se Ferracaku kishte 7 plagë hyrëse-dalëse në kokë, trup e në krahë. Kurse Mehaj kishte marrë dy plagë në kofshë dhe në këmbën e djathtë.