TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja bëhen me dije lidhur me aksionin antidrogë në Itali të koduar “Sciamano”, që çoi në goditjen e dy organizatave të trafikut të drogës të lidhura mes tyre, që drejtoheshin nga shqiptarë.
Hetimet, siç raportojnë mediat italiane, kanë zbuluar se grupi qe vepronte në zonën e Lombardisë ka planifikuar të hynte në territorin e një stacioni të karabinierëve, për të marrë një sasi droge.
Më 31 Mars të vitit 2018, u transportua në stacionin e karabinierëve në Cavalese, makina që përdorej nga Vladimir Cufollarit, anëtar i bandës. Duke menduar se droga që gjendjen në automjet nuk ishte gjetur nga efektivët, Florenc Shkrepa dhe një tjetër anëtar i bandës shkuan pranë stacionit të karabinierëve për të mbikëqyrur situatën.
Më pas, i dhanë detajet përmes celularit shefit të tyre, Petrit Arapi, i cili asokohe ndodhej në Shqipëri, duke i thënë se makinën e ruante brenda territorit të kazermës vetëm një efektiv, raporton “La voce del Trentino”.
Për këtë arsye, grupi kishte planifikuar të futej brenda perimetrit të stacionit për të rikuperuar sasinë e drogës që ndodhej në makinë.
Më pas, zbuluan se sasia e drogës e fshehur në makinën që përdorej nga Cufollari, ishte sekuestruar nga karabinierët dhe kështu nuk vepruan.
Në mjet u gjetën 2017 gr kokainë.