TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të tërheqë vendimin për rritjen e taksën në 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja.
“Vendimi i sotëm nga Qeveria e Kosovës për të rritur taksën ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja në 100 për qind është qartazi shkelje e Marrëveshjes për Tregti të Lirë (CEFTA) dhe shpirtit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Kjo më tej përkeqëson situatën pas taksës fillestare prej 10 për qind. Qeveria e Kosovës duhet të tërheqë menjëherë këto vendime”, citohet Mogherini nga “Rel”.
Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së mbajtur të mërkurën, vendosi që ta rrisë taksën ndaj importeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja nga 10 sa ishte më herët në 100 për qind.