TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritet ligjzbatuese italiane kanë njoftuar këtë të martë mbylljen e një operacion anti-drogë që çoi në goditjen e një organizate trafiku droge.
Sipas raportimeve të mediave italiane, hetimet që çuan në operacionin e koduar “Shaman”, kanë nisur në tetor të vitit 2017 dhe kanë çuar në ekzekutimin e 18 masave të arrestit. 16 prej të dyshuarve akuzohen për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa dy vetë akuzohen vetëm për trafik droge. Sipas mediave italiane: personat e arrestuar në një aksion të zhvilluar dje, ku kanë marrë pjesë mbi 100 efektivë, janë dërguar në burgje të ndryshme të Italisë Veriore në pritje të seancës për konfirmimin e masës së sigurisë.
Hetimet zbuluan se organizata ndahej në grupe: “Fiemme” dhe “Rozzano”.
I pari e kishte bazën ne një bar në komunën “Castello di Fiemme”, në provincën e Trentos. Pronari i barit, ku siç raportojnë mediat italiane, mund të gjeje kokainë në çdo orë të ditës e natës, ishte Paolo Girardi. Italiani, bashkë me shqiptarin Taulant Shtembari ishin drejtuesit e këtij grupi.
“Fiemme” kishte një organizim vertikal, ku pas drejtuesve të grupit, vinin anëtarët Hamza Ridha, Alessio Sartori, Flavio Varesco, Dorel Ionel Mihali, Andrea Bagattini, Thomas Matordes, Gianluca Lira, Patrick Capovilla e Marti Vincenzo, që merreshin me shpërndarjen e drogës. Detyra të tjera të tyre ishin gjithashtu mbikëqyrja e kamerave të sigurisë së barit, bazë të grupit, prerja e kokainës me substanca si kafeinë, manitol e aspirinë, si dhe paketimi i drogës.
Gjykata e Trentos ka urdhëruat konfiskimin e barit “Anny” të grupit të parë, ku sipas hetimeve, janë përpunuar, paketuar dhe shitur sasi të konsiderueshme kokaine, nga tetori 2017 deri në tetor 2018.
Grupi “Fiemme” ishte i lidhur direkt me një grup tjetër të trafikantëve të drogës me bazë në Milano të drejtuar nga shqiptari Petrit Arapi. Grupi i dytë, i quajtur nga hetuesit “Rozzano”, ndër të tjera, bënte edhe furnizimin me drogë të grupit “Fiemme”. Shqiptarët e therë, anëtarë të këtij grupi janë Florenc Shkrepa e Vladimir Cufollari.
Ndërsa Kevin Prendi akuzohet vetëm si shpërndarës droge.
Hetimet raportohet se kanë dokumentuar rreth njëmijë episode të shpërndarjes së drogës.
Gjatë hetimeve, raportohet se, janë konfiskuar një total prej rreth 310 gram kokainë, 100 gram marihuanë, 200 gram hashash, dhe materiale për prerjen e kokainës.