TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Al Bano nuk do të jetë më në listën e zezë të Ukrainën, siç u vendos disa muaj më parë nga qeveria e Kievit. Njoftimin e ka dhënë avokati i këngëtarit që, ka sqaruar se këngëtari tashmë nuk është më në "listën e zezë" të Ukrainës.
"Gjithcka është sqaruar me qeverinë e re. Do ta heqin nga lista e zezë. Aftësitë e tij janë artistike, muzikore dhe vizioni i tij është gjithmonë paqësor", tha avokati.
Ukraina e kritikoi Al Banon për disa deklarata të bëra në lidhje me përkatësinë e gadishullit të Krimesë.
“Nuk kam qenë ndonjëherë i interesuar për këtë çështje duke qenë se jam këngëtar e jo politikan. Shpresoj të më ftojnë dhe të më mirëpresin në Ukrainë për një koncert të madh për paqen”, tha këngëtari