TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neymar është gati të kthehet në fushë për Paris SG. Sulmuesi tregoi se ka lënë pas dëmtimin duke u aktivizuar në ndeshjen e fundit me kombëtaren e Brazilit, por aktivizimi në ndeshjen e radhës në Ligue 1 kundër Starbourg duket i pamundur. Shkaku sipas “Le Parisien” janë tifozët.
Këta të fundit nuk e kanë pritur mirë sjelljen e “O’Ney” gjatë merkatos, ku me ngulm kërkoi rikthimin te Barcelona dhe për këtë arsye pritja e tyre në “Parc de Prince” nuk do të jetë aspak e ngrohtë. Duke qëndruar në atë që raporton e përditshmja pariziene, trajneri Thomas Tuchel i druhet reagimit të tifozëve vendas dhe ka vendosur të shtyjë rikthimin në fushë për Paris SG vetëm në ndeshjen e javës së ardhshme në transfertën kundër Lyon.
Pas një telenovela të gjatë në merkaton e verës, Barcelona mbetet larg për Neymar. Kjo vetëm për momentin, pasi palët do të diskutojnë sërish transferimin e tij ndoshta që në janar. Por deri atëherë, sulmuesi brazilian ka një detyrë të vështirë për të rifituar zemrat e tifozëve të Paris SG, të cilët në çdo ndeshje të këtij sezoni të ri e kanë shprehur hapur kundërshtimin e tyre në drejtim të Neymar.