AKTUALITET, 12 Shtator 2019, 14:22

Ekskavatori zë poshtë shqiptarin në Itali, 38-vjeçari jashtë rrezikut për jetën

Ekskavatori zë poshtë shqiptarin në Itali, 38-vjeçari


Një shqiptar ka pësuar një incident të frikshëm, teksa ishte duke punuar, në Limore, provinca e Breshias, në Itali.

Ekskavatori i vogël me të cilin po punonte 38-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, u përmbys duke e zënë poshtë. Ai ka pësuar dëmtime në shpatull por, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari u stabilizua në vend nga mjekët e më pas u transportua me helikopter në spitalin civil në Breshia për të marrë mjekim të specializuar.