TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
As pushimi që solli grumbullimi i Kombëtares nuk i ka mjaftuar Ilir Dajës të sjell Skënderbeun aty ku duhet.
Mungesa e disa lojtarëve të projektuar titullarë, si Daja, Gripshi, Muzaka e etj apo futbollistët e grumbulluar me ekipin e shpresave bëri që Daja të mos stërvitej me grupin e plotë.
Lajmi i vetëm pozitiv për trajnerin e Skënderbeut është fakti që kalendari nuk do të jetë i ngjeshur dhe mund ti jap kohën e mjaftueshme për të punuar me grupin e plotë.
Dy ndeshjet e para të sezonit krijuan iluzionin se asgjë nuk ka ndryshuar në shtëpinë e Skënderbeut, pavarësisht dënimit të konfirmuar nga KAS. Daja thekson se llogaritë nuk duhet të bëhen me duke pasur për bazë Skënderbeun e lavdishëm por një ekip që po nis gjithçka nga e para:
Skënderbeu luan këtë të shtunë në transfertën kryeqytetase ku i pret Tirana. Daja është i qartë kur thekson se bardheblutë janë favoritë, kjo është një transfetë ku do të ishin të kënaqur dhe me një pikë.