TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Sallë Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë nga një qytetar ku ka konstatuar se një e moshuar ishte në tentativë për t’u mbytur në lumin Shkumbin.
Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar hedhjen në lumë të saj. E moshuara nuk ka asnjë dokument identifikimi me vete dhe nuk është në gjendje të flasë, njofton Inforlebasani.
E moshuara është rreth 80 vjeçe, e veshur me një bluze krahë gjata ngjyrë blu, me një fund të gri me vija të bardha, ku mban me vete një çantë dore ngjyre verdhë.
Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të qytetareve për identifikimin e saj. Cilido që kanë informacion për të moshuarën të telefonojnë në numrin 112.