TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lautaro Martinez ishte vendimtar me Argjentinën, duke shënuar 3 gola në fitoren që skuadra e tij mori ndaj Meksikës me rezultatin 4-0. Sulmuesi i Interit, po tregon një formë shumë të mirë edhe në Itali, aty ku ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës edhe me zikaltërit.
Këto paraqitje kanë bërë që skuadrat spanjolle të mendojnë për, ndërsa nga ana tjetër interistët duan të rinovojnë. Vetë agjenti i Lautaros, Beto Jakue ka folur për futbollistin duke u shprehur se po e gëzon shumë dhe se dëshira e tij është që ta shohë duke luajtur me fanellën e Barcelonës, deklaratë kjo që natyrisht në Milano nuk u pëlqen aspak.
“Me 3 golat e shënuar me Argjentinën, Lautaro më dha një gëzim të madh. E di si ndihesh në kohë të mirë dhe në të keqe. Kam parë një rritje të jashtëzakonshme te ai por nuk më surprizon sepse e di që nuk ka limite. Kupa e Botës ishte një zhgënjim sepse ishte përgatitur.
Para se të shkonte te Interi, i thashë se ka zgjedhur një luftë sepse nuk është e njëjta gjë si të luash te Interi, si të luash në oborrin e shtëpisë. Do të kisha qejf që Lautaron ta shihja të luante te Barcelona, përkrah Leo Mesit”, u shpreh agjenti i tij.