TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I riu 34-vjeçar i aksidentuar mbrëmjen e së mërkurës në rrethrrotullimin e sheshit “Shqiponja” në Laprakë, rezulton të jetë vëllai i një prej deputeteve më të reja në Kuvend.
“BalkanWeb” shkruan se 34-vjeçari Eldin Dergjini, është vëllai i deputetes së opozitës në parlament, Ambra Borova. Kujtojmë se Borova, mori mandatin e deputetes pasi opozita vendosi djegien e tyre në shkurt të vitit të kaluar. Borova zëvendësoi në sallën e Kuvendit deputetin e Shkodrës nga radhët e LSI, Agron Çela.
34-vjecari Dergjini ka ndërruar mbiemër për shkak të precendentëve penalë. Ai është arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për narkotik
Makina e blinduar me targë ruse H001CH 199 është dërguar në Drejtorinë e Tiranës dhe i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm por nuk janë gjetur sende të paligjshme në të. I aksidentuari pretendon se makinën e ka sjellë nga jashtë vendit dje nuk e ka pajisur ende me dokumentacion shqiptar.