AKTUALITET, 25 Mars 2019, 15:51

Uji trëndafilit, i dobishëm për çështje estetike

Uji trëndafilit, i dobishëm për çështje estetike

Me kalimin e moshës, lëkura bëhet më e hollë dhe e humbet elasticitetin e saj. Për pasojë vijnë çrregullimet e lëkurës si akne, rrudha, qarqe të errëta poshtë syve etj. Uji i trëndafilit mund të shërbejë si një tonik mjaft i mirë natyral për të trajtuar problemet e lëkurës, sidomos qarqet e errëta poshtë syve.

Ja disa përfitime që sjell uji i trëndafilit në lëkurë:

Hidraton lëkurën.

Rikthen ekuilibrin e pH të lëkurës dhe zvogëlon pigmentimin e tepruar të saj.

Antioksidantët e gjendur në ujin e trëndafilit forcojnë dhe rigjenerojnë qelizat e lëkurës.

Ka veti anti-inflamatore, redukton ënjtjet dhe skuqjet e lëkurës.

Ka veti anti-bakteriale, kështu që detoksifikon lëkurën dhe e bën atë më me shkëlqim.

Përmban shumë vitamina dhe minerale, përfshirë këtu vitaminat A dhe C, të cilat forcojnë sistemin imunitar dhe e mbajnë lëkurën të shëndetshme.

Hap poret e bllokuara dhe pastron qelizat e vdekura.

Si të përgatisni lëng trëndafili? Në një litër ujë të pastër shtoni disa petale trëndafili dhe lërini të qëndrojnë për 2 javë në një vend të errët, të freskët e të thatë. Pas këtyre ditëve është i gatshëm për t’u përdorur.