TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dega 8 e PD në Tiranë ka bërë një denoncim në rrjetet sociale ku shkruarn se zyratri i bashkisë Tiranë, Bujar Xhafa ka dhunuar qytetarët. Partia Demokratike ka publikuar edhe një video që është filmuar nga një qytetar, ku shihet Xhafa që takon disa qytetarë.
Nuk bëhet me dije se ku është realizuar videoja por qytetarët shihen në kushte mjaft të mjerueshme.
Bujar Xhafa kap nga krahu në një moment qytetarin dhe i gjuan, pasi ky i fundit po revoltohej kundër vizitës së zyrtarëve të Bashkisë.
“Jetoj i përmbytur, kam dy vjet që kërkoj që kryetari të vijë të më takojë,”- thotë qytetari dhe në këtë moment Xhafa e kap me dhunë nga krahu.
“Dëgjo këto po të them,”– i thotë Bujar Xhafa ndërsa qytetari fillon të bërtasë.
“Mos më prek mua me dorë, kë prek me dorë ti pis mu*I, shkër*atë. Mos më prek më dorë pot ë thëm. Ik qërohu, pis…kë prek me dorë ti. Më q*fsh nënën, mbaje mend ç’do të të bëj,”- dëgjohet që bërtet burri në video.
Në një moment ndërhyn edhe një grua ndërsa burri e largon.
Më pas zyrtarët e bashkisë futen në makinë dhe largohen pas ulërimave të qytetarëve. Pas lënë disa njerëz që banonin në kasolle dhe rreth shihen vetëm mbeturina dhe varfëri.
“Qytetaret ne gjendje te mjerueshme, perveç halleve dhe pasojave të termeteve e permbytjeve, duhet ti nenshtrohen edhe dajakut te hordhive të mashtruesit Erjon Veliaj që kanë zbarkuar për ti mbyllur gojen. Bujar Xhafa, më i zellshmi ndër ta, shkon aty per ti rrahur, jo për të bëre detyren,”– shkruan PD-ja krahas videos.