AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 19:43

U rrah barbarisht nga tre persona në Angli, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

U rrah barbarisht nga tre persona në Angli, ndërron jetë
Policia në Angli ka nisur një hetim për vrasje dhe ka bërë tre arrestime pas dhunimit që ju bë një Shqiptari, i cili më pas gjeti vdekjen.

Jozef Boci, 30 vjeç, pësoi plagë serioze në kokë pasi u godit në mënyrë të përsëritur me objekte të forta nga të paktën tre burra, në juglindje të Londrës të shtunën e kaluar.]

Sipas mediave, Boçi ka gjetur vdekjen ditën e sotme, pasi nuk ka mundur t'u shpëtojë dot plagëve të marra.

Policia tha se zoti Boçi, i cili ishte nga Shqipëria, por që jetonte në Catford, u sulmua në Rrugën e Lartë të Greenwichit pasi një sherri që shpërtheu mes dy grupeve

Shërbimet emergjente u thirrën në vendin e ngjarjes rreth orës 2.15 dhe zona mbeti e rrethuar nga policia të nesërmen.