AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 19:07

Skënderbeu u gëzohet tri pikëve, por me autogol të Partizanit

Skënderbeu u gëzohet tri pikëve, por me autogol të

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e tjera të Superiores për sot. Skënderbeu i gëzohet tri pikëve me Partizanin (1-0), që bëri një ndeshje shumë të mirë në Korçë, por një autogol i shënuar nga Gojkoviç vendosi fatet e ndeshjes. Krosi i Radas u devijua me kokë nga mbrojtësi dhe Alban Hoxha u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta.

Në Durrës Teuta priste Flamurtarin (0-0) e vendit të dytë, që e ruan këtë pozicion, por diferenca me Kukësin që mposhti Laçin është vetëm një pikë.

Teuta u mundua të merrte maksimumin e pikëve, por nuk gjeti dot rrugën e rrjetës, ashtu si vlonjatët, që mundësinë më të mirë e patën me Alvesh në pjesën e dytë. Në fund skuadrat ndanë nga një pikë.