AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 19:36

“Më kanë ndjekur deri në shtëpi”, Greta Koçi zbulon incidentet me fansat: E shoqëroi policia…

“Më kanë ndjekur deri në shtëpi”, Greta

Këngëtarja Greta Koçi ka kujtuar sot disa episode të pakëndshme me fansat problematikë, që në fillimet e karrierës së saj ia kanë bërë jetën shumë stresuese.

E ftuar në emisionin “Trokit”, Greta u shpreh se ka pasur raste që e kanë ndjekur deri në shtëpi dhe shkallët e pallatit ku jetonte.

“Ka pasur probleme. Kam pasur njerëz që më kanë përndjekur, njerëz që më vinin poshtë shtëpisë, nga kati i parë ngjiteshin në kat të katërt, ku e kam shtëpinë, më ndiqnin me biçikletë dhe në një periudhë ka qenë shumë stresuese.

E kam treguar historinë me një djalë në Korçë, ku policia e ka shoqëruar deri sa ka mbaruar koncerti im edhe mbasi unë kam lënë Korçën është liruar sepse ishte problematik dhe ne nuk e njihnim si fytyrë”.- u shpreh Greta.