TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet të Rënda që pranon gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, i akuzua për vrasjen e katër policëve, gazetarja e kronikës Anila Hoxha, thotë se pret hakërrimin e zyrtarëve të lartë. Ja cfarë shkruan ajo.
“Pres hakërrimin e ministrit te brendshëm. Pres hakërrimin e drejtorit te përgjithshëm te policisë se shtetit !!! Te kujtdo dreqi qe është ulur neper karrige shteterore dhe as qe i behet vone se sa vlen jeta e nje polici. Sepse jeta e nje polici nuk vlen perderisa i nxirrni neper aksione te tradhetuara, i dekonspironi dhe i vrisni ne menyra gjithfaresh. Disa i vrisni duke mos i motivuar. Disa i vrisni duke i pezulluar nga detyra. Disa duke ju kerkuar llogari pse nuk ju pershendeten ne menyre ushtarake. Disa se i quani trupe dhe flote kur ata jane efektive te policise. Disa vriten pak nga pak. Disa vriten brenda nje casti. Dhe disa rivriten.
Rip deshmoret e atdheut:
Fatos Xhani
Altin Dizdari
Saimir Duckollari
Kasteriot Feskaj.