AKTUALITET, 3 Tetor 2018, 09:49

U merrnin 200 000 lekë bizneseve, arrestohen dy inspektorë të Tatimeve/ EMRAT

U merrnin 200 000 lekë bizneseve, arrestohen dy inspektorë të

Mëngjesin e sotëm policia e Durrësit ka arrestuar dy inspektorë të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë, pasi akuzohen për korrupsion pasiv.

Nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale “Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gentian Elezi, 29 vjeç dhe Artan Kroj, 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ndërkohë në kërkim u shpall shtetasi P.H., 43 vjeç. Burime zyrtare nga policia thanë se në ngarkim të tre inspektorëve Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për nenet 259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.

Inspektorët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe iu merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lekë për çdo rast.

Sakaq, Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. TPZ.AL