AKTUALITET, 3 Tetor 2018, 09:28

Policia luftë peshkatarëve të paligjshëm, sekuestrohen 17 varka

Policia luftë peshkatarëve të paligjshëm, sekuestrohen 17

Policia e Vlorës ka zhvilluar aksion gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit kundër peshkatarëve që peshkojnë në mënyrë të paligjshme në lagunën e Nartës.

Aksioni është zhvilluar nga Inspektoriati i Peshkimit, i mbështetur edhe nga policia e Vlorës.

Policia sekuestroi 17 varka pa dokumentacion përkatës, ndërsa janë shoqëruar dy persona.

Aksioni për gjuetinë e paligjshme vazhdon që prej vendosjes së memorandumit për ndalimin e gjuetisë në vitin 2016. TPZ.AL