TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 36 vjeçarit me iniciale I.Z., në Dibër. Dyshohet se 23 vjeçari Aleksandër Balla për motive të dobëta ka goditur me thikë I.Z., para tre ditësh.
Tashmë ai do të përballet me akuzën e vrasjes.
Njoftimi i policisë:
Ndalohet autori kryesor i dyshuari për vrasjen me thikë të 36 vjeçarit në fshatin Arras
Policia e Dibrës gjatë orëve të natës, falë një pune të mirëorganizuar bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e vendodhjes së autorit të dyshuar të vrasjes ndodhur në datë 30.09.2018.
Ndalohet shtetasi:
Aleksandër Balla, 23 vjeç, banues në fshatin Muhur.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrestuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal. TPZ.AL