TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Kryetari i PS në njësinë numër 3 në Tiranë Artan Kroi, drejtues në Drejtorinë e Përgjithshëm të Tatimeve, mik i deputetes Klotilda Bushka është arrestuar për korrupsion dhe gjobëvënës ndaj bizneseve, por ngjarja po fshihet me urdhër politik”, denoncoi deputeti i PD-së Mylsym Murrizi, mbrëmjen e sotme.
“Nga Ministria e Brendshme konfirmohet se Fatmir Xhafaj ka urdhëruar fshehjen e ngjarjes dhe manipulimin e provave”, deklaron Murrizi.
Sipas tij, Artan Kroi nuk duhet të ishte fare në administratë, sepse ai rezulton i dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge në Greqi në vitin 2004 me emrin Marjels Kroj.
Duke ndërruar emrin, vijon më tej Murrizi, “banditi gjobëvënës i Rilindjes është shmangur ligjit të dekriminalizimit”.
“Fatmir Xhafaj e ka të kotë, sepse nuk e shpëton dot trafikantin e drogës së PS në Tatime. Artan Kroi duhet të dënohet edhe për mos deklarim dhe fallsifikim të formularit te dekriminalizimit”, mbyllet deklarata e Murrizit.