AKTUALITET, 3 Tetor 2018, 09:43

“Socialisti i mori tokën për të mbjellë drogë”, Salianji: Denoncuesi u dhunua, rilindasi nuk është arrestuar

“Socialisti i mori tokën për të mbjellë

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast dhune të fshehur nga policia me urdhër të Edi Ramës.

Përmes deputetit Ervin Salianji PD tregon rastin e një burri, toka e të cilit është lënë si parcelë për kanabis tek një drejtues organizate të Partisë Socialiste.

Në postimin e “Facebook” Salianji shpjegon se edhe pse është denoncuar në polici, autori jo vetëm që nuk është arrestuar, por janë dhunuar edhe denoncuesit.

“Shqipëria çdo ditë lëngon nga padrejtësitë e një shteti që dhunon të pamundurit dhe mbron krimin dhe bandat.”- Denoncon deputeti.

Reagimi i plotë:

Një rast tjetër i dhimbshëm i dhunës ndaj gruas dhe mbrojtjes dhe fshehjes së ngjarjes nga qeveria në mënyrë kriminale.

Shqipëria çdo ditë lëngon nga padrejtësitë e një shteti që dhunon të pamundurit dhe mbron krimin dhe bandat.

Sot në mëngjes një burrë i moshuar dhe 2 djemte e tij denoncuan se si ju dhunohej prona e tyre, se si qeveria i ka lënë pronën e tyre si parcelë për kanabis tek shtetasi M.K drejtues organizate i Rilindjes.

Pasi e kanë denoncuar në polici, rilindasi jo vetëm nuk është arrestuar por janë dekonspiruar denoncuesit duke u dhunur ata dhe në mënyre kriminale edhe nëna e tyre e moshuar.

Policia ka ndaluar një nga tre dhunuesit dhe dy të tjeret i ka lëne te lire te kercenojne familjaret e te moshuares.

Policia nuk arreston dhunuesit por kërcenon denoncuesit qe te tërhiqen. Fotot e dhimbshme flasin më shumë se çdo brroçkull kryeministrore. TPZ.AL