AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 21:47

Reagon Edi Rama: Xhisielën e morën peng

Reagon Edi Rama: Xhisielën e morën peng

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e Xhisiela Malokut. Kreu i qeverisë nuk bën asnjë sqarim për të gjitha “njollat e zeza” në këtë histori dhe për mënyrën se si vajza ndërroi dëshminë e saj duke u rrekur nëpër ekranet e TV-ve të bindë botën se ishte tallur me policinë. Por Rama thotë se e ka hallin diku tjetër. Ai thotë se vajza u përdor nga politika dhe mediat.

“Më vjen mirë që s’jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik! Më mirë vonë se kurrë. Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala. Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje?” – shkruan Rama në Twitter.