AKTUALITET, 3 Mars 2018, 18:30

Krimi makabër në Vlorë/ Ja mesazhi që nxori zbuluar dy të dashurit

Krimi makabër në Vlorë, kur Kasem Pirjasi vrau e më pas dogji burrin dhe vjehrrën e Hysnie Hoxhallarit me të cilën kishte lidhje dashurie, u zbulua nga një mesazh qe gruaja i nisi atij pas ngjarjes së rëndë.

Referuar burimeve policore bën me dije se gjithçka u vulos me një mesazh qe gruaja i nisi te dashurit, pas verifikimit qe iu be telefonave te dy te arrestuarve.

Mësohet se mesazhi qe i ka nxjerrë zbuluar ka qenë ky: “Ç’më bëre, më more në qafë,”- i ka shkruar Hysnia, Kasem Pirjasit.

Sot ajo në gjyq ka deklaruar se është penduar shume, kurse autori nuk ka folur asnjë fjalë.

Dëshmia e Hoxhallarit

“Nuk i godita unë por Kasem Prijasi” ka qenë kjo dëshmia e bashkëshortes së viktimës Olsi Haxhillari e cila ka pranuar se është njoftuar nga 26 vjeçari pasi ai ka kryer krimin.

Hysnie

Burime për Panorama” bëjnë me dije së Hysnia këmbëngul në dëshminë e saj të dhënë sot se nuk dinte asgjë për vrasjen.

Gruaja ka shtuar se pasi Kasemi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën ,ai e kishte njoftuar për masakrën e ndërsa ajo ka fshehur vetëm sëpatën.

“E lava hanxharin ka rrëfyer gruaja e cila ka treguar edhe vendin ku ishte fshehur, ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë” ka thënë ajo.

Dyshimi i fortë/ Veprimi i gruas që çoi në zbulimin e krimit makabër në Vlorë

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja makabre e dy personave në janar të këtij viti në Vlorë. Nusja e shtëpisë së bashku me një tjetër person të dyshuar si i dashuri i saj kanë vrarë bashkëshortin Olsi dhe nënë e tij Hysnie Haxhillari dhe më pas i kanë vënë flakën banesës për të humbur provat.

Por pas ngjarjes përveç dëshmive të dyshimta të Hysnie Hoxhallarit, bashkëshortja e viktimës, “News 24” raporton se një nga pikat që ka bërë më tepër të dyshohet se krimi është kryer nga kryer Kasëm Pirjasi dhe ajo është edhe insistimi i prishjes së godinës në të cilën u dogjën vjehrra e saj dhe bashkëshorti.

Zbulohet krimi makabër në Vlorë, arrestohet nusja: Vrau e dogji burrin dhe vjehrrën

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen makabre të ndodhur në janar të këtij viti në Vlorë ku u vranë dhe më pas u dogjën nëna dhe djali i saj.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga janë vënë Hysnie Hoxhallari, 32 vjeçe, bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit djalit të djegur në banesë dhe Kasëm Pirjasi.

Të dy shtetasit në bashkëpunim kanë vrarë për motive të dobëta Olsi Hoxhallarin dhe Salkie Hoxhallarin dhe më pas kanë inskemnuar vënien e zjarrit në banesë për të mbuluar provat. Po ashtu është sekuestruar edhe arma e krimit, një armë e ftohtë.

Njoftimi i plotë:

Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Gentjan Shehaj, për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vrasjes së dyfishtë, të ndodhur në muajin Janar 2018 në lagjen “24 Maji”, Vlorë

fe95d31f-ee40-4fef-8002-6442ad285c0a

Vihen në pranga dy autorët e vrasjes, sekuestrohet edhe arma e ftohtë me të cilën dyshohet së është kryer krimi!

Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, finalizuan operacionin e koduar “Devijimi”, ku është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në muajin Janar 2018 në lagjen “24 Maji” Vlorë.

zjarri në Vlore

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor, të cilat çuan në dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së dyfishtë dhe të djegies së trupave të dy shtetasve, nënë e bir.

zjarri në vlorë

Hetimet intensive nisën menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në muajin janar, ku u gjetën të pajetë e të djegur në banesën e tyre shtetasi O.H. dhe nëna e tij shtetasja S.H., pasi nga grupi hetimor u krijua bindja se nuk kishim të bënim me një ngjarje aksidentale, por me një vrasje.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Hysnie Hoxhallari, 32 vjeçe, banuese në Vlorë.

Kasëm Pirjasi, 26 vjeç, banues në Strum, Fier.

Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si “aksidentale”.

Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi (mjet prerës i fortë prej metali).

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga nenet 79/dh dhe 25 të Kodit Penal.

Policia e Vlorës, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, dhe në këtë kuadër fton qytetarët dhe mediat në bashkëpunim, me qëllim krijimin e një ambjenti sa më të sigurt për të gjithë.