AKTUALITET, 3 Mars 2018, 17:37

Pamje të rënda/ Policët e Veliajt përballë ulërimave të një të moshuare (VIDEO)

Pamje të rënda/ Policët e Veliajt përballë

Një video të rëndë ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha ku shihet se si 2 policë bashkiakë të Tiranës mbajnë nga krahët një të moshuar. Nuk janë të qarta rrethanat, por besohet se asaj i kanë sekuestruar mallin që kishte nxjerrë për ta shitur në një nga rrugicat e kryeqytetit.

E moshuara nuk e ka përballuar dot këtë veprim. Ajo mbahet nga krahët derisa e ulin në një cep trotuari. Kalimtarë të tjerë mundohen ta qetësojnë derisa policët bashkiakë largohen.