AKTUALITET, 27 Mars 2019, 14:13

U konfliktua për një vajzë, djali i zv.ministrit thyen krahun

U konfliktua për një vajzë, djali i zv.ministrit thyen krahun

Djali i mitur i Zv/ministrit të MAPL-së së Kosovës, Bashkim Krasniqit, dhe 18-vjeçari Përparim Dugova, u përleshën fizikisht për një vajzë. Nga ky konflikt, V.K., 16-vjeçar, mori disa lëndime trupore dhe përfundoi me një dorë të thyer. Për këtë ngjarje policia ndaloi mbrëmë tre persona.

Përparim Dugova e akuzoi 16-vjeçarin se i kishte ngacmuar të dashurën dhe pastaj u përlesh me të.

Djali i zëvendësministrit u sulmua me thikë dhe mori dëmtime të lehta në trup si dhe theu dorën si rezultat i incidentit. Përleshja përfundoi përkohësisht me ndërhyrjen e kalimtarëve.

Zëvendës ministri Krasniqi ka reaguar duke treguar versionin e tij për ngjarjen.

“Djemtë janë të moshës 15 dhe 16 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur unë isha në punë. Agresori e ka sulmuar djalin tim me thikë.

Me të parë rastin, disa komshinj kanë intervenuar për t’i ndarë pjesëmarrësit në incident. Sulmuesi njihet si djalë problematik. Arsyeja e sulmuesit ishte shumë banale. Rasti ka ndodhur kështu: pasi djali im me disa shokë dhe shoqe janë kthyer në shtëpi nga shkolla, agresori e ka sulmuar djalin tim me arsyetimin se ky i ka ngacmuar të dashurën edhe pse djali im e ka mohuar një gjë të tillë duke i treguar se e ka shoqe të shkollës.

Edhe pas intervenimit të komshinjve, sulmuesi ka tentuar përsëri që konfliktin ta vazhdoj në shtëpinë time. Si rezultat i incidentit djali im ka dorën e thyer dhe ka dëmtime në qafë”, deklaroi ai.